UBT

Kapet në Aeroportin e Vjenës kosovari i dyshuar për vrasje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndaj tij ishte shpallur një fletarrest për gjithë shtetet e BE-së. Të mërkurën ai ka fluturuar nga Prishtina në drejtim të Austrisë.

Në gusht të këtij viti në Vjenë-Ottakring ishte vrarë një person me thikë. Sot është kapur në aeroportin Schwechat një kosovar i dyshuar si autor i kësaj vrasjeje, shkruan austria.at.

Vrasja kishte ndodhur pas një sherri në mes të tre personave. Një person 28 vjeçar kishte mbijetuar i plagosur rëndë ndërsa 37 vjeçari kishte vdekur në spital.

Mobi Casa

Një zëdhënës i policisë ka thënë për mediat se kosovari është duke u mbajtur në burg.

Ndaj tij ishte shpallur një fletarrest për gjithë shtetet e BE-së. Të mërkurën ai ka fluturuar nga Prishtina në drejtim të Austrisë, transmeton albinfo.ch. “Në orën 14.30 ai, me rastin e hyrjes në territorin austriak është arrestuar nga hetuesit e Entit Kriminalistik me mbështetjen e Policisë së Aeroportit”, ka thënë zëdhënësi. Gjatë marrjes në pyetje, kosovari 38 vjeçar ka bërë përpjekje për të arsyetuar aktin e tij. “Por, në parim, ai ka pranuar fajësinë”.

http://www.albinfo.ch/kapet-ne-aeroportin-e-vjenes-kosovari-dyshuar-per-vrasje/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.