Kapet me dokumente bullgare kosovari i kërkuar për drogë

Ai kishte provuar të hynte në Zvicër duke treguar kufitarëve pasaporta dhe dokumente të tjera të falsifikuara (bullgare).
Një shtetas kosovar, i kërkuar nga policia zvicerane për tregti me drogë, është kapur javën që shkoi në Bazel derisa po tentonte të kalonte kufirin Gjermani-Zvicër.
Kosovari 46 vjeçar kishte provuar të hynte në Zvicër duke treguar kufitarëve pasaporta dhe dokumente të tjera të falsifikuara (bullgare). Me këtë rast rojave të kufirit u ra në sy se të gjitha dokumentet që i tregoi ai i takonin dikujt tjetër.
Kosovari ishte duke udhëtuar me një automobil të regjistruar në Belgjikë. Ai po kërkohej nga Zvicra, gjegjësisht nga Kantoni i Cyrihut për tregti me drogë, për çfarë i ishte shqiptuar një dënim disavjeçar në mungesë, shkruan 20min.ch.
I arrestuari i është dorëzuar prokurorisë së Bazelit, e cila ia ka kaluar atë autoriteteve të Cyrihut.