Mobi Casa

Kapet me 16 kg drogë dhe me pasoportë Kosove e të Serbisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në vendkalimin kufitar “Deve Bair” të Maqedonisë me Bullgarinë mbrëmë në një makinë me targa të Kosovës janë gjetur rreth 16 kilogram heroinë.

Sipas policisë, droga u gjet në katër rrotat e makinës të tipit “Audi”, që u zbulua me ndihmën e një qeni antidrogë, transmeton INA.

Policia me këtë rast ka ndaluar shoferin e makinës, i cili posedonte pasaportën serbe dhe të Kosovës.

Mobi Casa

MPB ka bërë të ditur se po heton edhe përfshirjen e një rrjeti të tërë në trafikimin e drogës nga Turqia, përmes Bullgarisë në Maqedoni, ndërsa destinacion final ishte Kosova.

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov theksoi se operacioni i zbulimit dhe gjetja e drogës është pjesë e aksioneve “Bosfor”, me ç`rast deri tani janë zbuluar mbi 350 kg drohë heroinë, me vlerë në tregun e zi prej 15 milion euro.