Kapet mall i kontrabanduar
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, njësiti policor gjatë kontrollit afër brezit kufitar ka ndaluar veturën Mercedes me targa -KS- të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar.
Gjatë kontrollit të veturës në bagazh janë gjetur 12 kuti me shpezë shtëpiake (500 copë zogj pule) pa dokumentacion përkatës.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa vetura së bashku me mallin u dërgohet autoriteteve Doganore për procedim të mëtutjeshëm njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


