Eko Higjiena

Kapet kosovari me pasaportë të rreme: Ka paguar 3000 euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ai me këtë rast ka thënë se dokumentin e rremë e kishte siguruar nga një burrë në Kosovë i cili ishte i panjohur për të.

Një qytetar i Kosovës, ndërsa po udhëtonte me trenin EuroCity, në Rosenheim të Gjermanisë u ndalua nga Policia Federale e cila e urdhëroi atë të linte trenin, shkruan rosenheimer24.de.

I arrestuari kishte dorëzuar për identifikim në kontrollin policor pasaportën e tij dhe një leje qëndrimi të falsifikuar plotësisht të Francë, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast ka thënë se dokumentin e rremë e kishte siguruar nga një burrë në Kosovë i cili ishte i panjohur për të.

Uji Dea

Për këtë dokument atij i ishte dashur të paguante rreth 3000 euro. Parë nga ky aspekt, ai besonte se dokumenti ishte i mirëfilltë, i rregullt.

Kosovari u raportua për përpjekje të hyrjes së paautorizuar në Gjermani dhe për dokumente të falsifikuara. Në përputhje me kërkesën e prokurorit, gjykatësi hetues në Rosenheim ka urdhëruar që ai të vendosej nën masa arresti. Ai u dërgua në institucionin korrektues (burgun) të Traunsteinit.

https://www.albinfo.ch/kapet-kosovari-me-pasaporte-te-rreme-ka-paguar-3000-euro/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.