Mobi Casa

Kapet kosovari me letra bullgare, po ndiqej me urdhërarrest

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prokuroria e Passau-t, prej katër vitesh ishte duke e kërkuar personin në fjalë për shkelje të ligjit mbi narkotikët

Me rastin e kontrollimit të makinës në autostradën A6 personi 54 vjeçar u tregon policëve lejen bullgare të identitetit. Policëve u bien në sy disa parregullsi në këtë dokument të personit që thoshte se po udhëtonin nga Belgjika drejt Cekisë. Ai po ashtu pohon se shoferi i makinës ishte shok i tij. Gjë që ky i dyti e mohon duke thënë se as që e njeh dhe se e kishte marrë thjesht si të huaj në makinë.

Duke i kontrolluar kuletën “bullgarit”, policët zbulojnë një patentë të falsifikuar shoferi e pastaj edhe një pasaportë bullgare të falsifikuar.

ARKATANA

Vetëm pasi shkojnë në selinë e tyre, zyrtarët policorë e zbulojnë përfundimisht identitetin e vërtetë të “bullgarit”. Ai në të vërtetë ishte shtetas kosovar dhe përveç kësaj, ndaj tij ishte shpallur një urdhërarrest. Prokuroria e Passau-t, prej katër vitesh ishte duke e kërkuar personin në fjalë për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Ai duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit me burg edhe për 1023 ditë ose afër tre vjet. Hetimet e mëtejme kanë treguar se për kosovarin po interesoheshin edhe autoritetet franceze dhe ndaj tij kishin shpallur një fletarrest evropian po ashtu për delikte me drogë. Kur të gjitha këtyre tash u shtohet edhe kallëzimi penal për falsifikim dokumentesh, kosovari i prezantuar si bullgar pritet të ketë probleme serioze me ligjin.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.