Fundamenti

Kapet kosovari 20-vjeçar me një pistoletë frikësuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Është e paqartë se çfarë kishte ndërmend të bënte personi në fjalë me këtë armë”, thotë një zëdhënës i policisë.

Policia Kantonale e Thurgaut, me rastin e një kontrollimi të bërë në Stacionin Hekurudhor në Weinfelden, i ka gjetur një kosovari 20-vjeçar një revole për frikësim.

Në rripin e pantallonave atij i është gjetur revolja në fjalë me karikatorin e mbushur, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan polizeinews.ch. Pastaj, kosovari është dërguar në prokurori për t`u marrë në pyetje, transmeton albinfo.ch. Revolja i është konfiskuar.

“Është e paqartë se çfarë kishte ndërmend të bënte personi në fjalë me këtë armë”, thotë një zëdhënës i policisë. “Ne nuk mund të provonim me këtë rast ndonjë delikt ose ndonjë synim specifik të bartësit të revoles”.

Mobi Casa

Por në njoftimin e saj policia tërheq vërejtjen se bartja e një arme të tillë pa leje është veprim i ndaluar, përcjell albinfo.ch. “Veç kësaj, armët imitacion, ato softair ose frikësuese, për shkak të rrezikut që të ngatërrohen me armët e vërteta, mund të shkaktojnë situata jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Kapet kosovari 20-vjeçar me një pistoletë frikësuese

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.