UBT

Kapet i dyshuari për vrasjen e terapeutes shqiptare Adeline

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I dënuari me 20 vjet burg për dy dhunime të kryera, Fabrice A., është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë.

Ndjekja e përmasave ndërkombëtare që i është bërë të dyshuarit për vrasjen e terapeutes sociale, të kryer të premten që shkoi ka sjellë rezultat. I dënuari me 20 vjet burg për dy dhunime të kryera, Fabrice A., është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë. Prokuroria e përgjithshme e Gjenevës ka vërtetuar të dielën një raportim që ka publikuar gazeta “Tribuine de Geneve” lidhur me arrestimin e personit në fjalë.

Siç është raportuar gjerësisht në mediet e Zvicrës gjatë këtyre tri ditëve, i dënuari kishte dalë të enjten rreth orës 11 paradite nga qendra për terapi sociale “La Paquerette” e Gjenevës së bashku me terapeuten sociale, për kalërim, që ishte pjesë e terapisë.

Fundamenti

Pasi që ata nuk ishin paraqitur në terminin e paraparë në orën 11 në sallën e kalërimit dhe terapeutja nuk u përgjigjej telefonatave, qe ngritur alarmi. Të nesërmen, e premte, ishte gjetur kufoma e terapeutes 34 vjeçare në një pyll afër Gjenevës.

I dyshuari për vrasje ishte në arrati. Gjurmët e fundit të tij çonin në stacionin e trenit në Weil am Rhein të Gjermanisë. Pastaj ai është kërkuar më kot nga policia gjermane me angazhimin e njësiteve speciale dhe me helikopterë.

Rrethanat e kapjes së tij, që ka ndodhur sot, ende nuk janë sqaruar plotësisht./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.