United Hospital

Kapet i dyshuari për vrasjen e kosovarit para klubit të natës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Siç ka njoftuar sot policia e Bernës, i dyshuari për vrasje, një shtetas 41 vjeçar i Maqedonisë është arrestuar vetëm disa orë pasi ka ndodhur vrasja.

Është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e një kosovari, që ka ndodhur më 17 shator para një klubi nate (“Club 3000) në Lätti të Rapperswilit, kanoni i Bernës.

Konflikti kishte filluar në hapësirën për duhanxhinj në klubin e përmendur dhe kishte vazhduar edhe jashtë tij. Në parkingun e klubit pastaj zënka është përshkallëzuar në një rrahje ku janë përfshirë disa persona. Në këtë përleshje ka pësuar një kosovar 39 vjeç i cili ka vdekur nga therja me thikë, shkruan bernerzeitung.ch.

Eco Higjiena

Policia ende nuk ka informacione për rrjedhën e ngjarjes dhe për motivin që e ka shkaktuar atë. Por, siç ka njoftuar sot policia kantonale e Bernës, i dyshuari për vrasje, një shtetas 41 vjeçar i Maqedonisë është arrestuar vetëm disa orë pasi ka ndodhur vrasja. Veç tij janë arrestuar edhe pjesëmarrës të tjerë në rrahje, të cilët janë liruar më vonë dhe po hetohen për pjesëmarrje në rrahje.

Pronarët dhe punëtorët e klubit para të cilit ka ndodhur vrasja nuk janë të përfshirë në konflikt./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.