Fundamenti

Kapet i dyshuari për tentim vrasje në Livoq të Ulët të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I dyshuari është sjellur në stacionin policor dhe është intervistuar në prezencën e trupit mbrojtës ku janë gjetur fakte se i njëjti është i involvuar në këtë vepër penale. Me urdhër të Prokurorit vepra ri-klasifikohet si “vrasje në tentativë” dhe i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, dhe rasti i procedohet Prokurorisë Themelore Departamentit për Krime të Rënda në Gjilan tha Ismet Hashani raporton rajonipress.

Më 13 maj 2014, rreth orës 18:00, në fshatin Livoq i Ultë të Gjilanit derisa ankuesi F.S. ishte duke qëndruar në veturën e tij në fshatin Livoq i Ulët, ka ardhur një person me një veturë dhe sipas ankuesit është ndalur afër tij dhe ka dashur të flas me të ku i dyshimti (i panjohur) ka shtënë me armë njëherë në ajër.

Patrulla e policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur një gëzhojë të shkrepur të revoles 9 mm.

Dëshmia është tërhequr nga forenzika e stacionit. Me urdhër te prokurorit rasti konsiderohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe i referohet NJ.H.R.-së për hetime të mëtutjeshme.

Fundamenti

Ndërkaq po rreth këtij rasti Policia e Kosovës njësiti i hetimeve stacioni Policor i Gjilanit me datën 20 maj 2014 në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelorë në Gjilan, kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit M.K.SH në fshatin Ramnishtë e Vitisë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit R.H. 1960 kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë marka e panjohur e prodhimit Gjerman si dhe një karikator të zbrazur.

I dyshuari është sjellur në stacionin policor dhe është intervistuar në prezencën e trupit mbrojtës ku janë gjetur fakte se i njëjti është i involvuar në këtë vepër penale.

Me urdhër të Prokurorit vepra ri-klasifikohet si “vrasje në tentativë” dhe i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë, dhe rasti i procedohet Prokurorisë Themelore Departamentit për Krime të Rënda në Gjilan tha Ismet Hashani./rajonipress/