Kapet hajni, pranon se me forcë ka vjedhur në një shtëpi gjilanase
Gjilan – Në rrugën “Elez Agushi”, në Gjilan më 27.10.2014 policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar nën dyshimin se njëjti ka kryer vepra të ndryshme penale.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se me forcë kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës femër shqiptare dhe kishte vjedhur një valixhe me rroba të ndryshme.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./rajonipress/


