Fundamenti

Kapet hajni i shumë kërkuar që plaçkiti në Zhegër, Lladovë e Llashticë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Gjilanit në bashkëpunim me policinë e Ferizajit kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin N.B. i dyshuar për disa vjedhje në Zhegër, Lladovë e Llashticë tha për rajonipress Ismet Hashani.

N.B. është i dyshuari i tretë që po arrestohet nga policia e Kosovës nën dyshimin se ka marrë pjesë në disa vjedhje grabitqare në rrethinat e Zhegrës, Lladovës e Llashticës, raporton rajonipress.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se policia e Ferizajit në bashkëpunim me policinë e Gjilanit kanë arritur ta prangosin N.B.. Ky i dyshuar është arrestuar të martën rreth orës 12.00 në fshatin Surqinë të Ferizajit.

Mobi Casa

Hashani tha se pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se i dyshimti në bashkëveprim me katër të dyshuarit e tjerë kanë kryer veprën penale të vjedhjes grabitqare dhe vjedhje të rënda ta datës 6 mars 2015 në rrethinat e Zhegrës, Lladovës e Llashticës.

Në konsultim me prokurorinë e shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh derisa në burg ndodhen edhe dy të dyshuarit e tjerë derisa edhe dy të dashur janë në kërkim nga policia./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.