Uji Dea

Kapet grupi që po barte armatim të rëndë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Të martën herët në mëngjes policia rutinore në Gjilan ka dyshuar në një veturë me regjistrim të Pejës dhe gjatë kontrollimit ka gjetur një sasi të madhe të armatimit duke përfshirë dy kallashnikov, dy granata, dorëza, maska, dy revole etj. Rastin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan.

Ka rastisur një kontroll rutinore e njësive për ndërhyrje të shpejta në qytetin e Gjilanit më saktësisht tek Fakulteti i Edukimit dhe gjatë kontrollimit të veturës me tabela 03 është gjetur sasi e madhe e armatimit të rëndë.

Hidromorava

Burimet tona mësojnë se gjatë bastisjes që u krye të martën rreth orës 3 të mëngjesit në veturën e dyshuar në të cilën dyshohet se ishin dy nga Peja dhe një nga Ferizaji janë gjetur dy kallashnikov, dy granata, dy revole, dorëza, maska, dy revole etj. Rastin për rajonipress e ka konfirmuar edhe Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan.

Mahmuti tha se arrestimi është bërë të martën herët në mëngjes pas dyshimit të veturës me tabela jashtë Gjilanit. Mahmuti tha se në këtë aksion janë arrestuar tre persona dhe është kapur armatim i rëndë. “Hetuesit tanë janë duke punuar dhe në të është e kyçur edhe ekipi antiterrorist nga Prishtina. Tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë” tha Mahmuti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.