Kapet grupi që kishte vjedhur në disa raste në Viti

Gjilan – Në kompaninë “Diellëza Impex” në Pozharan të Vitisë, janë kapur dy të dyshuar si autor të vjedhjes, por në fakt pasi janë arrestuar policia ka verifikuar se ata janë autor të një serie të vjedhjeve që kanë ndodhur në komunën e Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i Policisë, tha se nga provat e gjetura dhe faktet e qëndrueshme dyshohet se ata janë bashkautorë, të cilët kishin vepruar në shumë fshatra të Vitisë dhe rrethinës.
Rastin e vjedhjes e kishte paraqitur një banor i fshatit Pozhoran, komuna e Vitisë. Sipas ankuesit të dyshimtë të panjohur i kishin vjedhur një makinë për kositje të barit dhe kabllo e rrymës rreth 150 metra në pronën e tij “Diellëza Impex”, vlera e përgjithshme është e konsiderueshme.
Njësitet e hetimeve pasi kanë gjetur gjërat e vjedhura dhe ato i janë kthyer pronarit legjitim. Njësitet hetuese të Vitisë, ditë më parë kishin ndalur dy të dyshuar për të cilët besohet se janë të involvuar edhe në së paku pesëmbëdhjetë raste tjera të vjedhjeve. Ndaj dy të dyshuarve ditë më parë është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë./rajonipress/