Uji Dea

Kapet grupi i hajnave që ka vjedhur shumë gjësende me vlerë në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë hartuar një plan operativ për parandalimi e “Grabitjeve”, ”vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda” si dhe kapjen dhe arrestimin e mundshëm të të dyshuarve të këtyre veprave.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake është aprovuar kërkesë për grumbullimin e dëshmive materiale që lidhen me këto raste, ku janë siguruar prova dhe dëshmi material të mjaftueshme për të operuar dhe për të kryer urdherkontrolle dhe bastisje ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Me 15. 7.2015 nga ana e Policisë së Kosovës njësiti i hetimeve të stacionit policor të Gjilanit kanë arrestuar tetë persona,ku gjashtë prej tyre me urdhër të prokurorit t shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy tjerë për pranim të mallrave të vjedhura janë liruar në procedurë të rregullt.

Të dyshimtit duke vepruar në grup kanë kryer disa vepra penale ku kryesisht shumica e tyre janë “vjedhje të rënda”,ku të dyshimtit duke përdorur mjete të forta kanë depërtuar nëpër shtëpitë e ankuesve dhe aty kanë vjedhur gjëra dhe gjësende të ndryshme të cilat janë gjet dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Vjedhjet të cilat janë kryer janë në zonën e përgjegjësisë së qytetit të Gjilanit. Këta persona të dyshuar janë:

1. A. M. (1989) nga fshati Veribcë e Kmetovcit, i liruar në procedurë të rregullt.
2. G. A. D. (1994) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.
3. K. D. (1993) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.
4. A. V. (1988) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.
5. SH. K. (1976) nga fshati Velekincë, Gjilan i ndaluar për 48 orë
6. N. M. (1995) nga Gjilani i Ndaluar për 48 orë.
7. B. M. (1990) nga Gjilani i liruar në procedurë të rregullt.
8. A. S. (1995) nga Gjilani i ndaluar për 48 orë.

Mobi Casa

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione, shtëpi të të dyshimtëve dhe janë konfiskuar këto gjësende të cilat janë të raportuara si të vjedhura nga ankuesit e rasteve.

Janë gjetur këto dëshmi:

1. DY TV-PLAZMA një i markës “QONIX” dhe tjetri i markës:
2. TELEFUNKEN,
3. Një biçiklete e markës EXS,
4. Një LAP TOP i markës TOSHIBA,
5. Tre zmadhues të zërit të markës “DELUXE”,
6. Një Mikrovale e markës “ROTEL”,
7. Një Tostier i markës “ROMMELSBACHER”,
8. Tre radiokasetofona njëri i markës ,,Panasonic dhe dy tjerë të markës “KENËOOD”,
10. një sony play station me dy gjostika dhe me memorin kartë me dy pjese shtese,
11. shtatë CD me lojëra të ndryshme,
12. Një hekur për hekurosje i markës “TEFAL”,
13. Një bateri 75 amperë i markës ,,VESNA”,
14. Një fshesë e rrymës e markës ,,ROYAL 2200 W”,
15. Dy altoparlanta profesional marka nuk i dihet si dhe mbetet të konfiskohen edhe disa dëshmi tjera te cilat dyshohen se janë vjedhur nga të dyshimtit e lartshënuar.

16. Këto dëshmi mbeten ti kthehen pronareve legjitim,ankuesve të rasteve.

Deri me tani në bazë të dëshmive që janë siguruar të dyshimtit në fjalë besohet se janë të involvuar në së paku 07 raste kriminale të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda”.

Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve të saj si dhe në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike të gjithë qytetarëve të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.