Eko Higjiena

Kapet drogë tek Halla e Sporteve në Gjilan, kanabis në Koretin të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Tre të dyshuar shqiptarë janë arrestuar për shkak se në afërsi të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar një qese me 2.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se është hedhur nga njëri prej të dyshuarve njofton policia e Kosovës.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt raporton rajonipress.

Mobi Casa

Kurse në fshatin Koretin të Kamenicës raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dymbëdhjetë bimë kanabis Sativa, ku gjashtë prej tyre kanë qenë të mbjellura në oborrin e shtëpisë dhe gjashtë tjera kanë qenë të terura në objektin përcjellës si dhe janë gjetur 512 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./rajonipress/