Mobi Casa

Kapet dhe arrestohet llapjani që mashtrojë gjilanasin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – I dyshuari F.B. (1973) me banim në Podujevë muaj më parë duke e mashtruar ankuesin e rastit Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në Gjilan, ka arritë ta mashtroj duke ja marr veturën e tipit “AUDI A3”, ngjyre hiri, e pa doganuar, e vëllait të tij, dhe sipas ankuesit i dyshuari në lajthim e kishte bindur se veturën e kishte blerë nga vëllai i tij i cili punon në Zvicër.

I dyshuari e merr veturën në fjalë dhe sipas marrëveshjes paratë në vlerë: 4800 Franga zvicerane ai duhej t’ia dorëzonte me date:27.03.2016. I dyshuari pasi qe e ka marr veturën në fjalë prej asaj dite e deri tek raportimi i rastit nuk ju ka paraqitur asnjëherë ankuesit.

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit për mes rrugëve operative kanë pas informata të qëndrueshme për vend ndodhjen e të dyshuarit në fjalë.

Eco Higjiena

Me 23 maj 2016 Polica e Kosovës nga stacioni i Podujevës, në bashkëpunim të ngushtë me njësitet hetuese nga Gjilani kanë arritur që ta arrestojmë të dyshimtin në Podujeve në shtëpinë e tij. I njëjti është sjell në stacionin Policor në Gjilan, ai është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Gjatë hetimeve janë gjetur fakte dhe dëshmi të qëndrueshme se ai është i involvuar në këtë vepër duke e mashtruar ankuesin e rastit. I dyshuari në fjalë me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Në bazë të dëshmive të gjetura i dyshimti besohet të jetë i involvuar edhe në disa raste të tjera “mashtrimi”, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe ndaj tij hetime të vazhdueshme janë duke u zhvilluar edhe nga stacionet policore në Prizren, Pejë, dhe Podujevë. Rasti nën hetime njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.