United Hospital

Kapet 55 minuta pasi i ka skaduar patentshoferi, dënohet kosovari

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Personat nga vendet jo-anëtare të BE-së që lëvizin me makinë nëpër Gjermani, duhet të konvertojnë patentën e drejtimit të makinës në patentë gjermane brenda gjashtë muajve…

Një kosovar që jeton në Gjermani është paditur për ngasje pa leje të makinës. një padi e tillë nuk përbën kuriozitet në përgjithësi, por arsyeja në rastin konkret, gjithsesi.

30-vjeçari nga Kosova u ndesh me një kontroll policor saktësisht 55 minuta pas një periudhe dymbëdhjetë mujore sa është afati i patentës së tij kosovare të vozitjes, shkruajnë media të shumta gjermane, në mes të të cilave edhe nuernberger-blatt.de.

Dhe, për këtë “shkelje” ai është paditur për ngasje pa patentë shoferi, transmeton albinfo.ch.

Eco Higjiena

Policia e autostradës e ka kontrolluar personin në fjalë herët në orën 0.55 të dielës në autostradënb A40 në drejtim të Essen, njofton policia në Dortmund. Ai i ka treguar policëve një patentë shoferi të lëshuar të rregullt nga vendi i tij i lindjes.

Por këtu kishte një problem: Personat nga vendet jo-anëtare të BE-së që lëvizin me makinë nëpër Gjermani, duhet të konvertojnë patentën e drejtimit të makinës në patentë gjermane brenda gjashtë muajve. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, kosovarit i ishin dhënë edhe gjashtë muaj të tjerë nga autoriteti i lejes së drejtimit.

Si përfundim, policëve nuk u mbeti gjë tjetër përveçse, duke ndjekur ligjin, të dënonin kosovarin.

https://www.albinfo.ch/kapet-55-minuta-pasi-i-ka-skaduar-patentshoferi-denohet-kosovari/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.