Kapen substanca narkotike në Lagjen “Dheu i Bardhë”
Gjilan – Në lagjen “Dheu i bardhë” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit njësitet policore tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 6.4 gram substancë e dyshuar narkotike te llojit-Marihuanë, një cigare dhe një blinder për bluarje.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


