FIDANISHTJA

Kapen nga policia edhe 16 kosovarë duke hyrë ilegalisht në Gjermani

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga 30 janari deri më 1 shkurt, autoritetet policore të Dresdenit kanë zënë 16 emigrantë ilegalë të cilët kanë shfrytëzuar linjat e trenave ndërkombëtarë për të ardhur në Gjermani.

Grupi i parë i kapur të premten në trenin Eurocity 174, përbëhej nga pesë shtetas kosovarë të moshave 15-56 vjeçare. Ndërsa, të dielën në trenin Euro-Night të linjës 476, janë kapur edhe 11 kosovarë të tjerë të moshave 15-51 vjeçare.

FIDANISHTJA

Të gjithë personat e kapur kanë pasur vetëm dokumentacion kosovar dhe u kanë munguar dokumentet që mundësojnë qëndrimin në Gjermani, transmeton albinfo.

Katër femra dhe 12 meshkuj qysh gjatë marrjes në pyetje janë shprehur se kërkojnë azil. Pas kësaj ata u janë dorëzuar autoriteteve për të huaj të landit të Saksonisë, në Chemnitz.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.