Kapen në Maqedoni 117 kg marihuanë, pranga 2 tiranasve

/ 1 minutë lexim

Një sasi prej 117 kg lëndë narkotike e llojit marihuanë është sekuestruar nga autoritet maqedonase. Droga u gjet në një autobus me targa shqiptare, që drejtohej nga nga pronari, E.B. nga Tirana, i cili është arrestuar bashkë me shoqëruesin e tij, të identifikuar me inicialet K.B, transmetojnë mediat shqiptare.Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë sekuestroi drogën mbrëmjen e djeshme rreth orës 20 e 30 minuta, ndërsa autobusi po dilte nga Maqedonia.

Droga, e paketuar në 144 pako ishte fshehur në pjesët boshe mbi gomat e parme dhe të prapme përmes hapësirës së bagazhit dhe në hapësirën për ventilim mbi ulëset e autobusit. Në momentin e kontrollit të policisë në autobus kishte rreth 20 udhëtarë.

Hidromorava

Policia ka mundur të konfirmojë se E.B. dhe K.B. kanë bërë marrëveshje të transportit të marihuanës përmes Kosovës, Maqedonisë deri në Beograd ku është dashur t’ia dorëzojnë një shtetasit serb, ndërsa ata ta vazhdojnë udhëtimin përmes Hungarisë deri në Frajburg të Gjermanisë./Indeksonline/