UBT

Kapen me fidane kanabisi: shqiptari dhe zvicerani thonë se janë domate!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policëve u thanë se bëhej fjalë për fidanë domatesh, por ata shumë shpejtë e patën të qartë se në kutitë e gjetura kishte rrënjë kanabisi.

Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar të martën një shqiptar dhe një zviceran pasi që në makinën e tyre ka gjetur 11 kuti me mbi 700 fidanë të kanabisit.

Dy të arrestuarit hetohen për shkelje të ligjit mbi narkotikët dhe ndodhen në burgun për hetime.

Mobi Casa

Policët kishin ndaluar makinën me targa shqiptare. Të dy udhëtarët, 27 gjegjësisht 26 vjeçarë i kishin në rregull dokumentet e udhëtimit. Por kur policia kontrolloi bagazhin e tyre, ajo pati çfarë të shohë: në 11 kuti kartoni ishin paketuar nga 70 fidanë të kanabisit. Udhëtari zviceran u tha policëve se bëhej fjalë për fidanë domatesh, por ata shumë shpejtë e patën të qartë se në kutitë e gjetura kishte rrënjë kanabisi, shkruan wochenblatt.de. Kjo u vërtetua pastaj edhe nga doganierët, të cilët e konfiskuan mallin.

Pos ndjekjes penale për narkotikë që i kap të dytë, shtetasi shqiptar akuzohet edhe për ngasje të makinës nën ndikimin e drogës, që u konstatua nga një testim i bërë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.