Fundamenti

Kapen hajnat që e vodhen telefonin e kryeprokurorit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrstuar tre përsona të dyshuar për “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje të veturave”, ndërsa një i dyshuar tjetër ndodhet në kërkim policor. Sipas Policisë, këta të arrestuar dyshohen se kanë hyrë për të vjedhur edhe në shtëpinë Kryeprokurorit të Shtetit.

Policia e Kosovës në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në funksion të mbajtjes së rendit publik dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend në vazhdimësi po punon me intensitet dhe kapacitete profesionale për arritjen e objektivave ligjore.

Rol të madh në arritjen e rezultateve policore ka bashkëpunimi me qytetarët tanë si dhe akterët tjerë relevantë.

Në procesin e hetimeve konsistente nga zyrtarët policor lidhur me rastet e disa vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve së veturave që kohëve të fundit janë shqetësuese për qytetarët tanë por edhe për vetë Policinë e Kosovës, PK, respektivisht hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë kanë pranuar disa prej rasteve të cilat për nga mënyra e kryerjes kanë qenë të njëjta dhe dyshohet se janë të kryera nga individë apo grup i njëjtë i të dyshuarve.

Bazuar në hetime policore ky grup dyshohet se është i përbër nga katër persona, por që numri i tyre mund të jetë edhe më i madh. Grupi është vëzhguar dhe monitoruar nga Policia që nga muaji tetor.

Të dyshuarit kane qenë të organizuar mirë, dhe kanë kryer aktivitetet kriminale duke filluar nga vjedhja e veturave të cilat i kanë shfrytëzuar për të kryer vjedhje të tjera, duke vjedhur targa të veturave dhe duke ua vendos veturave të vjedhura, për të kryer kështu në vazhdimësi veprat e vjedhjeve të shtëpive dhe veturave. Personat e dyshuar veprimet e tyre gjatë vjedhjeve i kanë kryer duke qenë të maskuar, kanë pas me vete dorëza dhe gjithashtu duke qenë edhe të armatosur.

Ky grup, dyshohet të ketë kryer vjedhje të rënda në lagjen Veternik dhe në fshatin Qagllavicë.

kryesisht nëpër shtëpi, ku para tyre ka pasur të parkuara vetura të shtrenjëta. Të njëjtit vjedhjet i kanë kryer pas mesnate, derisa banoret e shtëpisë kanë qenë duke fjetur, me ç’rast ata kanë vjedhur gjësende me vlerë dhe çelësat e veturave dhe me pas në largim e sipër duke i vjedh edhe veturat.

Gjatë përpjekjeve hetimore duke aplikuar masat e nevojshme ligjore për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbulimin e rasteve të tilla nga Policia e Kosovës:

Me datë 27.11.2016 rreth orës 17:25 në Rr. “Dardania” në Fushë Kosov është arrestuar i dyshuari M.M. kurse i dyshuari tjetër gjatë ka arritë që të arratiset nga vendi i ngjarjes me ç’rast i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor duke ua drejtuar edhe armën. Policia megjithatë ka arritë qe t’ia marr armën. Nga vendi i ngjarjes është konfiskuar pistoleta me numër serik të dëmtuar së bashku me karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9mm, njëri fishek ka qenë në tytë, që ka paraqitur edhe rrezik potencial për jetën e zyrtarëve policor.

Po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura, njëra e të dyshuarit që është arratisë e që është i njohur për Policinë.

Vetura e të dyshuarit Renault Laguna ngjyre e zezë pa targa dhe VË Pollo ngjyre e bronztë me targa vendore (targa të keqpërdoruara) janë konfiskuar me qellim të verifikimit dhe ekzaminimit të mëtutjeshëm.

Me datë 27 dhe 28 Nëntor hetuesit rajonal policor kane arrit që të arrestojnë tre (3) të dyshuar dhe të kryejnë edhe dy kontrolle të banesave.

Të arrestuarit janë:

M.M. (1991) nga komuna Malishevë me banim në Vrenjevc, Prishtinë, (i përmendur edhe më lartë në komunikatë)

N.G. (1990) me banim në Prishtinë dhe

Eco Higjiena

M.G. (1983) me banim në Prishtinë.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme me aktvendim të lëshuar nga Prokurori Kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, përderisa një i dyshuar mbetet në arrati dhe është në kërkim nga Policia.

Po ashtu nga shtëpitë e kontrolluara në dy lokacione në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, me urdhër të Gjyqtarit te Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda janë konfiskuar gjësendet në vijim:

-Vinça për vetura

-Maska

-Dorëza

-Çelësa dhe dokumente të veturave që dyshohet të jenë të vjedhura

-Çekan

-Kaçavida

-Rroba për kamuflim

-Një pako e dyshuar me narkotik

-Tri libra të veturave BMË X6 një nga to, e cila është vjedh me vonë dhe është gjetë

-Gjashtë fishek etj,

Të gjitha këto gjësende të sekuestruara janë dëshmi momentale për së paku pesë raste të vjedhjeve të veturave dhe një rasti të vjedhjes së rëndë ku cak ka qenë edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë procesit hetimor është arrit që të konfiskohet edhe një veturë Mercedes ngjyrë e zezë me targa të vjedhura, e cila dyshohet se është vjedh nga grupi me datë 18.11.2016 në lagjen Emshir në Prishtinë, ku përveç veturës poashtu kishte pas edhe vjedhje në shtëpi.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe në veqanti rastet e vjedhjeve të rënda, falenderon qytetarët dhe apelon për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të zbulimit të rasteve apo incidenteve që mund të cenojnë sigurinë e përgjithshme dhe sjelljen e personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.