ARKATANA

Kapen hajnat e vjedhjeve të rënda të kryera në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës ka raportuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur përmes një dritareje të katit përdhesë kanë depërtuar në shtëpinë e saj me ç’rast kanë vjedhur: para të gatshme në vlerë prej 530 €, një telefon celularë të markës Iphone 6 si dhe një Llap-Top të markës “Macbook air-aple’.

Policia e Kosovës, njësia e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative kanë pasur dyshime të bazuara për të dyshimtit e mundshëm të kësaj vepre penale dhe shpejtë i kanë lokalizuar të dyshimtit.

Nga ana e hetuesve policor janë arrestuar dy të dyshuar që të dy shqiptar shtetas të Kosovës (për të cilin është iniciuar edhe rasti posedim i substancave narkotike nga ana e policisë së Kosovës njësitet anti drogë që veprojnë në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit u është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike).

Eco Higjiena

Personi i tretë i njohur për policinë që besohet të jetë i involvuar në këtë vepër penale për momentin ka arrit që të shmanget dhe është në kërkim.

Te personat e dyshuar janë gjetur dëshmi të cilat dyshohet se janë vjedhur në shtëpinë e ankueses. Sendet e vjedhura dhe të sekuestruara nga ana e policisë i kthehen pronarit legjitim.

Pasi që dyshohet se të dyshuarit e arrestuar kanë pasur dijeni ose kanë marrë pjesë në vjedhje si grup me qëllim të përfitimit material, të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti nën hetime njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.