KKVITI

Kapen hajnat e biçikletave në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Ditë më parë në stacionin policor në Kamenicë ishin lajmëruar së paku gjashtë raste nga qytetar të ndryshëm se atyre u ishin vjedhur biçikletat e tyre. Policia e Kosovës njësitet hetuese në Kamenicë gjatë një pune intensive hetimore kanë arritur që të zbuloj një lokacion të dyshimtë në të cilin po mbaheshin një numër i konsiderueshëm biçikletash rreth njëzet sosh.

Hetimet në vazhdim kanë rezultuar në lokalizimin dhe më pastaj ndaljen e tre personave të dyshimtë të moshës së mitur, që të tre shqiptar shtetas të Kosovës me banim rezident në Kamenicë.

Të njëjtit besohet të jenë autor të këtyre veprave penale të vjedhjeve të biçikletave në territorin e Kamenicës.

FIDANISHTJA

Nga faktet e gjetura të dyshimtit dyshohet të kenë vepruar në grupë. Në gjashtë raste të vjedhjeve janë identifikuar biçikletat nga pronaret dhe të njëjtat me urdhër të prokurorit u janë kthyer atyre.

Policia e Kosovës njësitet hetuese nga stacioni policor i Kamenicës po punojnë në vazhdimësi deri në identifikim edhe të personave të tjerë që nuk i kanë paraqitë rastet, gjersa u janë vjedhur biçikletat e tyre, dhe i thërret ata që të vinë t`i identifikojnë dhe t`i marrin biçikletat e tyre.

Rastet veç e veç procedohen në Prokurori ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.