Kapen emigrantë afrikan në Preshevë

/ 1 minutë lexim

Në stacionin hekurudhor të Preshevës janë ndaluar nëntë emigrantë të vendeve afrikane, që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Drejtoria e Doganave të Serbisë theksoi se pas kontrollit të një treni mallrash me anë të detektuesit special janë zbuluar emigrantët afrikan në një nga vagonët, rapoon ina.

KKGJILAN

Pas verifikimit të tyre është konstatuar se bëhet fjalë për emigrantë nga Sudani, Guinea, Somalia, Siera Leone dhe Mali.
Ata i janë dorëzuar policisë kufitare, e cila ka ndërmarrë masat plotësuese për mundësinë e depërtimit të tyre në vendet e tjera.

Emigrantët kishin për synim të hynin në territorin e Serbisë dhe më pas si destinacion final vendet evroperëndimore.