HW

Kapen dy kosovarë “në të zezë”, njëri me dokumente bullgare

/ 2 minuta lexim
HW

Në kantonin Zug, në dy raste janë kapur me punë dhe qëndrim ilegal dy shtetas kosovarë. Njëri prej tyre kishte dokumente të falsifikuara bullgare.

Policia e antonit të Zug-ut me rastin e një kontrollimi të bërë në një vendpunishte ndërtimi në Neuheim ka zënë një kosovar 22 vjeçar duke punuar ilegalisht. Pasi ka parë policinë ai është përpjekur të ikë por policët e kanë kapur pas disa metrash. Me këtë rast është konstatuar se ai është me qëndrim ilegal në Zvicër dhe nuk ka leje pune.

Prokuroria shtetërore e kantonit e ka dënuar punëtorin në fjalë me burg efektiv prej 40 ditësh. Ndërkohë, Zyra për Migracion ka vendosur dëbimin e tij nga Zvicra dhe ndalimin e hyrjes në Zvicër pas dëbimit.

Vetëm pak ditë më parë, të hënën, policia e Zug-ut ka zënë edhe një punëtor tjetër në të zezë. Bëhet fjalë për një të ri 23 vjeçar po ashtu nga Kosova. Ai është zënë e rastin e një kontrollimi të automjeteve. Kur i kanë kërkuar dokumentin, ai ka ofruar një leje njoftimi dhe një patentshoferi nga Bullgaria, shkruan infoticker.ch.

Mobi Casa

Pas kontrollimit me metoda kriminaloteknike është konstatuar se të dy dokumente janë të falsifikuara. Ai ka pranuar se është nga Kosova dhe se punon pa leje si ndihmës transporti.

Prokuroria e shtetit e ka dënuar kosovarin me kusht prej 80 njësi ditore dhe me një gjobë. Ndërkohë, Zyra për Migracion e ka dëbuar atë të enjten në Kosovë. Po kështu i është ndaluar hyrja në Zvicër për tri vite.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.