Mobi Casa

Kapen dy kosovarë me dokumente të falsifikuara bullgare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me këto dokumente «totalisht të falsifikuara» siç i ka quajtur policia, ata kanë pasur sukses të hynin në Gjermani në «mënyrë të rregullt».

Dy kosovarë të moshës 26 vjeçare janë kapur duke punuar në të zezë në nje kantier ndërtimi në Schongau, Gjermani. Është konstatuar se ata kishin me vete pasaporta të falsifikuara të Bullgarisë.

Me rastin e një kontrolli rutinor që kanë bërë zyrtarët doganorë për punë në të zezë, ata kanë hasur në parregullsi kur u kanë shikuar dokumentet dy të rinjve 26 vjeçarë, shkruan merkur.de.

HW

Pastaj ata kanë thirrur në vend të ngjarjes zyrtarët e ndjekjes të cilët kanë konstauar se dy punëtorët kishin dokumente bullgare, me të cilat mund të shfrytëzonin të drejtën për të qëndruar dhe punuar në vendet e BE-së, transmetojn albinfo.ch.

Me këto dokumente «totalisht të falsifikuara» siç i ka quajtur policia, ata kanë pasur sukses të hynin në Gjermani në «mënyrë të rregullt». Madje po me to, ata janë paraqitur te autoritetet gjegjëse dhe kanë mundur të gjenin punë.

Të dy kosovarët janë arrestuar dhe u janë marrë dokumentet e falsifikuara. Pas përfundimit të hetimeve dhe pasi që kanë deponuar një shumë parash për sigurim, ata janë liruar dhe u është kërkuar ta lëshojnë Gjermaninë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.