ARKATANA

Kapen 9 shqiptarë klandestinë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
HW

Në trenin nga Munihu në drejtim të Ulm’it një patrullë policore ka kapur të hënën, në afërsi të Günzburg’ut nëntë shqiptarë të Kosovës prej 13 deri 45 vjeçar. I gjithë grupi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani dhe nuk posedonin pasaporta ose viza të vlefshme.

Ndaj personave madhorë në këtë grup është ushtruar kallëzim penal në bazë të ligjit për qëndrimin e të huajve në Gjermani. Pas kësaj, policët i kanë dërguar të gjithë ata në një qendër pranimi të azilkërkuesve.

Uji Dea

Ndërsa dy ditë para kësaj, një patrullë policore ka ndjekur një makinë Crysler Voyager në autostradë duke dashur ta kontrollojë. Por makina e ka rritur shpejtësinë në maksimum duke bërë përpjekje që të ikë. Shoferi nuk u është përgjigjur kërkesave të policisë për tu ndalur dhe ka provuar të kalojë në korsinë e majtë. Më në fund makina është ndalur në parkingun anash rrugës.

Në makinë policia ka gjetur tetë meshkuj, ndërsa shoferi shqiptar ishte nisur me ta që t`i transportonte për në Danimarkë. Po në Danimarkë ia kishin mësyrë edhe disa grupe të tjera që policia gjermane i ka kapur gjatë vikendit të kaluar. Në të gjitha rastet personat e dyshuar për trafikim do të përgjigjen penalisht ndërsa të trafikuarit janë dërguar në qendrat për pranim të azilkërkuesve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.