HW

Kapen 6 shqiptarë në Zvicër, fajësohen për dy plaçkitje bankash

/ 2 minuta lexim
HW

Pas hetimeve intensive, Policia Kantonale e Soloturnit ka identifikuar një bandë shumanëtarëshe që ishte marrë me plaçkitje bankash në regjion. Banda në fjalë, e përbërë nga gjashtë shqiptarë gjegjësisht pesë shtetas të Kosovës dhe 1 i Shqipërisë, kishte plaçkitur në regjionin e Oltenit më 22 maj të këtij viti bankën kantonale të Aargaut në Rothrist.

Vetëm dy ditë para kësaj, pjesëtarët e këtij grupi plaçkitësish kishin bërë të njëjtën gjë edhe në filialën e Bankës së kantonit Baselland ne Breitenbach (So). Në të dyja këto rastet ata kanë përvetësuar disa dhjetëra mijë franga dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

HW

Pesë nga gjithsej gjashtë pjesëmarrësit e dy plaçkitjeve janë arrestuar që në muajin maj në regjionin e Oltenit. Ndërsa i gjashti, pas delikteve të kryera, kishte ikur në Shqipëri. Por, përmes urdhërarrestit ndërkombëtar edhe ai është arrestuar dhe i është ekstraduar Zvicrës. Ndërsa nga i gjithë grupi, dy veta kanë pasur vendqëndrimin në Zvicër (në Kantonin Solothurn) dhe katër të tjerët jashtë Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Moshat e tyre sillen nga 27 dri në 36 vjeç. Që të gjithë kanë pranuar veprat e kryera. Ndërsa njërit nga të akuzuarit i ngarkohet edhe dy plaçkitje të kryera gjatë vitit 20’10 enë Bernë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.