ARKATANA

Kapen 6 shqiptarë duke punuar në të zezë, shefi thotë: “I kam të familjes”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas shefit të restorantit, të punëtorët janë familjarë, të afërt e të largët të tij, të cilët “vetëm po e ndihmonin” dhe për këtë nuk kishin marrë paga

Gjashtë shqiptarë pa leje të punës janë kapur nga zyrtarët e doganës, në Goslar, në afërsi të qytetit Braunschweig, Gjermani. Të gjithë ata të enjten ishin duke punuar në një restorant të atyshëm, shkruan presseportal.de.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet përgjegjëse të premten, nuk bëhet fjalë për një rastësi por zënia e tyre ndodhi si rezultat i vëzhgimeve dhe dyshimeve të mëparshme, transmeton albinfo.ch. Para disa javësh, autoritete tjera kishin kontrolluar restorantin në fjalë, me ç`rast dy nga punëtorët kishin marrë menjëherë arratinë. Në këtë mënyrë ishin përmbushur kushtet që edhe zyrtarët e doganës të bënin kontrollimin për të verifikuar statusin e punës të punëtorëve të restorantit.

Pasi që kësaj radhe, në saje të një numri më të madh të personelit u bllokuan edhe dyert anësore të lokalit, nuk pati mundësi ikjeje për askënd, përcjell albinfo.ch. Kështu, punëtorët e kapur në befasi, u treguan kooperativë me autoritetet.

Kundër gjashtë shqiptarëve janë iniciuar hetimet mbi dyshimin për qëndrim ilegal në Gjermani. Lidhur me qëndrimin e tyre të mëtejmë në vend do të vendosin autoritetet për të huaj, ku të përmendurit do t`i marrin pasaportat që u është dashur t`i dorëzonin me rastin e kapjes.

GRANDEMALL

Ndërsa pasoja më serioze e kërcënojnë punëdhënësin. Ai ka leje qëndrimi në Gjermani por mund të akuzohet për punësimin ilegal të të huajve dhe për trafikimin e tyre. E gjithë gjoba për të mund të arrijë deri në 500 mijë euro.

Ndërsa ai vetë nuk shihte asnjë problem gjatë kontrollit të bërë në restorantin e tij. Kjo pasi, sipas tij, të gjithë punëtorët janë familjarë, të afërt e të largët të tij, të cilët “vetëm po e ndihmonin” dhe për këtë nuk kishin marrë paga.

Kapen 6 shqiptarë duke punuar në të zezë, shefi thotë: “I kam të familjes”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.