Uji Dea

Kapen 54 shitës droge, mes tyre edhe kosovarë dhe serbë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Janë shitur rreth 34 kg marihuanë. Në mesin e 54 shitësve ka pasur edhe fëmijë 13 vjeçarë.

Policia e Lucernit ka hetuar dhe denoncuar 54 persona që kanë shitur dhe 95 që kanë konsumuar drogë në regjionin Hochdorf. Në mesin e tyre ka shtetas zviceranë, kosovarë, serbë, sirianë dhe portugezë.

Sipas organeve ndjekëse këta persona në periudhën 2009-2012 kanë shitur 34 kilogramë marihuanë. Vlera në treg e kësaj sasie droge llogaritet rreth 323.000 franga.

Uji Dea

Në mesin e shitësve dhe konsumuesve të drogës ka pasur edhe fëmijë 13 vjeçarë. Personat e përfshirë në këtë rrjet janë nga mosha 13 deri në 32 vjeçare.

Përveç marihuanës, shitësit e drogës në regjionin Hochdorf dhe Emmenbrücke kanë tregtuar edhe hashash, kokainë dhe amfetaminë.

Policia kishte filluar hetimet intensive ndaj këtij rrjeti që nga maji i vitit të kaluar. Ajo kishte bërë 12 bastisje shtëpish dhe kishte marrë në pyetje gjithsej 151 persona.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.