ARKATANA

Kapen 3 kosovarë, të dyshuar për terrorizëm

/ 2 minuta lexim
HW

Policia ka kapur sot në autostradën Munih-Salzburg tre kosovarë që dyshohen të jenë në lidhje me një rrjet terrorist.

Policia ka kapur sot në autostradën Munih-Salzburg tre kosovarë që dyshohen të jenë në lidhje me një rrjet terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Bavarisë për krime ka konfirmuar informacionet që i ka publikuar televizioni ARD. Sipas tyre, tre personat po vinin nga Brukseli me një makinë të regjistruar në Belgjikë, raporton focus.de, përcjell albinfo.ch.

Indikacione për lidhjen me sulmet terroriste të Brukselit deri tash nuk ka, është shprehur një zëdhënës i policisë.

HW

Por, ai ka thënë se ndaj tyre po zhvillohen hetime, me dyshimin se po përgatisnin një “vepër penale me rrezikshmëri të madhe për shtetin”.

Arrestimi i tyre ka ndodhur, sipas Bayerische Rundfunk, pasi që një njeri i panjohur natën e të hënës i kishte dhënë policisë së Bavarisë një informatë që fliste për planifikim të një akti terrorist. Janë përmendur personaliet e dy shqiptarëve të Kosovës të cilët po lëviznin me një veturë Mercedes ngjyrë argjendi.

Policët pastaj kanë ndaluar makinën në të cilën kanë qenë dy vëllezër dhe një shoqërues i tyre, të moshave 36 dhe 46 vjeçarë. Ata kanë deklaruar se po punonin për një firmë belge të ndërtimit, transmeton albinfo.ch.

Planet e ndërtimit të gjetura në makinën e tyre i takonin një kantieri që ata e mbikëqyrnin. Njëri nga dy vëllezërit po kërkohej me fletarrest pasi që e kishte vendimin për të lëshuar Gjermaninë sepse i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe kishte kaluar në ilegalitet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.