FIDANISHTJA

Kapedani i Margëlliçit, një monografi nga historiani Hajredin Isufi

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tiranë – Përmes dokumenteve, dëshmive, analizave autori i monografisë për Jasin Sadikun shpalos të vërtetat dhe manipulimet historike që u bënë për Çamërinë pas vitit 1912.

Pas disa monografive të suksesshme për figura historike si ajo për Dom Nikollë Kaçorrin dhe Musa Demin, historiani i palodhur, një ekspert dhe arkiv i gjallë veçmas për historinë e Çamërisë, Hajredin Isufi apo “profesori”, siç e njohin të gjithë, publikon një monografi të re kushtuar një figure pothuaj aspak të njohur, një libër për Jasin Sadikun, kapedanin çam të Margëlliçit, i cili rezulton një figurë interesante e historisë së Çamërisë në vitet ’30-’40 të shekullit të kaluar, pikërisht në atë periudhë kur u vendos fati tragjik i kësaj treve shqiptare që, për fat të keq, iu dhurua Greqisë jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha që bënin ligjin mbi kufijtë e Ballkanit të asaj kohe, siç thuhet rëndom në literaturën historike, por u vulos edhe si rezultat i marrëveshjeve të hapura e të fshehta të fqinjëve në kurriz të shqiptarëve, siç ishte rasti i marrëveshjes greko-turke për shkëmbimin e popullsisë.

Kjo marrëveshje, që shpesh mënjanohet nga kujtimet e sjelljet politike në partneritet rajonale që ndërton shteti shqiptar, u bë çelësi grek për pastrimin etnik të trojeve shqiptare në Çamëri, duke i shitur shqiptarët si myslimanë turq në shkretëtirat e Anadollit, ashtu si u përdor më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, karta e gjoja bashkëpunimit të çamëve me fashizmin.

Jasin Sadiku (1888-1942), arrestuar dhe arratisur nga burgu në Greqi, mërguar dhe jetuar në Shqipëri (Lushnje) për disa vjet e rikthyer në Greqi në vitet ’40, një figurë pothuaj e panjohur deri para publikimit të kësaj monografie, rezulton sa pjesë e historisë së Çamërisë, e vorbullës dramatike dhe tragjike të saj, aq edhe një individualitet me ndikim në këtë histori, sidomos për rajonin e Prevezës dhe të krahinës së Margëlliçit ku u lind, punoi dhe veproi për shumë kohë.

ARKATANA

Përmes dokumenteve, dëshmive, analizave autori i monografisë për Jasin Sadikun shpalos të vërtetat dhe manipulimet historike që u bënë për Çamërinë pas vitit 1912.
Vlera e kësaj monografie, që në pamje të parë duket si një biografi për një individ të spikatur, në të vërtetë qëndron tek mjeshtëria e autorit për të shpalosur përmes kësaj figure historinë e Çamërisë, historinë e Shqipërisë e shqiptarëve përballë sfidës së asimimilit dhe nacionalizmit shovinist.

Libri “Jasin Sadiku, kapedani çam”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi” në kuadër të “Javës Çame”, zbulon enigmën e një prej vrasjeve më të bujshme gjatë Luftës së Dytë Botërore në Çamëri, pikërisht vrasjen e Jasin Sadikut në dhjetor 1942, në një nga periudhat më të komplikuara të historisë së kësaj krahine, kur ndërthureshin e vepronin shumë faktorë njëherësh si pushtimi italo-gjerman, fronti fashist dhe antifashist në Greqi, ndërkohë që pritej orientimi i komunitetit çam në këtë katrahurë.

Jasin Sadiku, kapedani i Margëlliçit, njeriu më me ndikim e autoritet në këtë krahinë, i cili sapo kishte finalizuar një kuvend mirëkuptimi mes shqiptarëve myslimanë e të krishterë si edhe komunitetit vllah të krahinës, vritet pabesisht nga një bashkëpunëtor i Napolon Zervës. Për më tepër, siç del nga libri, Jasin Sadiku ishte i ftuar edhe në konferencën e Pezës si përfaqësues i krahinës së Prevezës.

Kush qëndronte pas kësaj vrasje të bujshme për kohën, që intrigonte shqiptarët mes njëri-tjetrit, përkatësisht myslimanë e ortodoksë, rrymat politike e nacionaliste greke dhe qarqet fashiste pushtuese? Libri i Hajredin Isufit jep hollësi mbi rolin dhe synimet e të gjithë aktorëve në këtë vrasje dhe pasojat imediate dhe të mëvonshme mbi shqiptarët e Çamërisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.