Mobi Casa

Kaos në Gjilan, uji merr gjithçka

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Tashmë qyteti i Gjilanit është bllokuar dhe ndodhet në kaos të plotë. Uji i rrëmbyeshëm që po bije për tri orë rresht ka bllokuar çdo lagje e pjesë të qytetit. Zyrtarët komunal janë strukur në zyre dhe nuk po duken asgjëkundi.

Qyteti i Gjilanit tashmë ndodhet në kaos total. Kudo dhe në çdo pjesë uji i rrëmbyeshëm ka goditur lagje e qendrën e qytetit. Lagja e tetë është goditur sikur një tornado amerikane, raporton rajonipress.

Uji Dea

Zyrtarët komunal janë strukur në zyre dhe nuk po duken asgjëkundi. Qytetarët kush më pak e kush më shumë po ndihmojnë njëri tjetrin për të shpëtuar nga më e keqja. Shumë rrugë janë të bllokuara dhe të izoluara. Kanalizimet kanë vërshuar qendrën e qytetit.

Ende nuk ka asnjë raport zyrtar për dëmet. Shiu ende po bije edhe në këto momente./rajonipress/