Hidromorava

Kaolini fitues në futboll

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të “100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi turnir në futboll në Stadiumin e Qytetit ” Agush Isufi”.

Faton Krasniqi drejtor i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport tha se pjesëmarrës në këtë turnir ishin katër ekipe, si: K.F. Policia e Kosovës (Stacioni Policor-Kamenicë), K.F. Galaksia-Gjilan, K.F. Kamenica (Veteranët), dhe K.F. Kaolini-Karaçevë.

Eco Higjiena

Ai tha se në ndeshjet gjysmëfinale ishin: K.F. Kamenica (Veteranët) 4-2 K.F. Policia e Kosovës, K.F. Kaolini 3-1 K.F. Galaksia. Në finale u takuan K.F. Kamenica (Veteranët) 2-3 K.F. Kaolini, kurse fitues doli K.F. Kaolini nga Karaçeva.

Drejtoria e Kulturës, ndau mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa, kupa iu nda K.F. Kaolinit./rajonipress/