HW

Kanosja ndaj Kurtit, të pandehurit nuk e pranojnë fajësinë – kryeministri nuk kërkon dëmshpërblim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

I pranishëm në seancën gjyqësore ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti në cilësinë e të dëmtuarit.

Klinaku e Selmani u deklaruan të pafajshëm rreth akuzave për kanosje.

Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.


“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha i akuzuari.

FIDANISHTJA

Edhe i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani u deklarua i pafajshëm.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri në detyrë Albin Kurti pas prezantimit bëri me dije se nuk ka angazhuar akovat dhe se do ta përfaqësoj veten këtë rast dhe se nuk do të bëjë kërkesë pasurore-juridike.

Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se meqenëse nuk ka pranim të fajësisë, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.

Klinaku, së bashku me Nuredin Selmani, akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.