GRANDEMALL

Kanin: Njohja de fakto s’i zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

David Kanin, profesor për studime evropiane në universitetin “Johns Hopkins” në SHBA, nuk është optimist se kërkesat e ndërkombëtarëve që Serbia ta njohë de fakto Kosovën dhe Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do t’i zgjidhnin problemet mes dy vendeve.

Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, sipas tij, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet prej jashtë.

“Një të tillë e kemi pasur në vitin 2018, me planin e ndarjes [shkëmbimit të territoreve]. Askujt nuk i ka pëlqyer, të gjithë i kanë nxjerrë në dukje problemet dhe ato kanë qenë reale. Por, fakti që ka ardhur nga të dyja palët, që [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe [presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim] Thaçi, kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar, është dashur të ishte pika më e rëndësishme”, thotë Tanin për Radion Evropa e Lirë.

GRANDEMALL

Me formimin e Asociacionit, thotë ai, serbët në Kosovë do të kishin një organizatë që do të njihej botërisht, ndërkohë që vetë Kosova nuk njihet.

Për sulmin në Banjskë thotë se ka shumë pyetje që “mbeten në ajër”, por “me shumë gjasa, duket se dikush në zinxhirin komandues ushtarak ose të inteligjencës në Beograd, ka pasur lidhje me të”.

“Unë mendoj se ideja e vendosjes së sanksioneve ndaj Vuçiqit është tani shumë poshtë në listën e prioriteteve, marrë parasysh gjithçka që po ndodh në Lindjen e Mesme”, thotë Tanin në pyetjen se a po u shmanget Serbia sanksioneve të mundshme nga Perëndimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.