RCCOLA

Kanë vazhduar takimet mobilizuese të Shtabit Zgjedhor të degës së PDK-së me nëndegë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në dy takime të këtilla, ku kanë marrë pjesë shefi i SHZ Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorë dhe kandidatët e degës për deputetë, është biseduar lidhur me përgatitjet e degës për një organizim sa më të mirë të kësaj kampanje zgjedhore për fitoren e PDK-së dhe kandidatëve të saj.

Ndërkaq nga ana tjetër, kryetarët e nëndegëve të qytetit: nëndega XX me kryetar, Kujtim Bajrami; Nd.XXI – Bekim Ibrahimi; Nd. XXIV – Endrit Jetishi, dhe Nëndega XXV- Mevludin Zeqiri, kanë deklaruar me këtë rast, gatishmërinë dhe entuziazmin e aktivistëve të shumtë për një mobilizim të përgjithshëm për fitoren meritore të PDK-së dhe kandidatëve vendor të saj thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të PDK-së./rajonipress/

Kandidatët e PDK-së takojnë sportdashësit, zotohen se do të kujdesen për sportin

Eco Higjiena

Kryetari i degës Qemajl Mustafa, Zenun Pajaziti, anëtar i kryesisë qendrore, si dhe kandidatët për deputetë, folën për investimet dhe kontributin që kemi bërë gjatë qeverisjes së PDK-së, në sportin gjilanas.

Derisa sportdashësit nga ana e tyre u shprehën falënderues për këtë, ata njëkohësisht shfaqën pakënaqësitë e tyre rreth gjendjes jo të mirë të sportit në përgjithësi, me ç’rast veçuan gjendjen e avarisur të palestrës së Sporteve në Gjilan, dhe të tjera anomali.

Edhe kandidatët Ilir Tahiri e Gani Neziri, në kuadër të prezantimit të tyre, shpërfaqën me këtë rast zotimet e tyre për kujdesin, që nesër si deputet të Kuvendit të Kosovës, do të tregojnë edhe për sportin thuhet në njoftimin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së./rajonipress/