GRANDEMALL

Kanë sjellë nga Kosova 20 kg.heroinë, akuzohen dy gra dhe një burrë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe

Dy gra, njëra 46 dhe tjetra 62 vjeçe nga komuna Altenkirchen ,Gjermani po përballen para Gjykatës së landit në Koblenz me akuzën se kanë sjellë nga Kosova në Gjermani secila nga 10 kilogramë heroinë. Kjo sasi droge duhej që pastaj të transportohej në Skandinavi njofton albinfo.

Gruaja 46 vjeçe së bashku me bashkëshortin 61 vjeçar (i cili po kështu është i akuzuar) kishin marrë në Altenkirchen një sallë me qira, ku kishin vendosur 15 kilogramë heroinë.

Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe si dhe për futjen në Gjermani të këtyre lëndëve.

Eco Higjiena

Çifti i akuzuar që ndodhet në paraburgim deri më tash po vazhdon heshtjen. Ndërsa gruaja 62 vjeçare, e cila po ashtu ndodhet në paraburgim që nga muaji maj trupit gjykues i ka treguar një rrëfim aventuresk e të pabesueshëm lidhur me një kidnapim. Sipas saj, atë e kanë bartur për javë të tëra nëpër regjion me automobilin në të cilin gjendeshin 10 kilogramë heroinë.

Arsyeja pse ata e kanë bërë këtë, sipas saj ka qenë se ajo është implikuar pa e ditur me pjesëtarë të një bande droge në Kosovë. Ajo duhej të dërgonte 20 pako të vogla në Oslo. Shefi i bandës e kishte “siguruar” atë se në pakot e vogla nuk kishte drogë, por se ishte vetëm një kurth për një rival të tij.

Rrëfimi i pabesueshëm i 62 vjeçares vazhdonte edhe më tutje me detaje të panumërta por në fund kishte dalë se pakot ishin të mbushura me heroinë.

Gjykimi në Gjykatën e Koblenzit është duke vazhduar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.