Mobi Casa

Kanë nisur aktivitetet për nderë të Ditës së Çlirimit të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në Viti kanë filluar aktivitetet e parapara që shënojnë 14 Qershorin-Ditën e Çlirimit të komunës së Vitisë. Në galerinë e arteve në Viti është hapur të shtunën pasdite ekspozita e fotografisë së gjelbër, ku janë ekspozuar fotografi të realizuara nga artistët pjesëmarrës të ekspeditës ditë më parë në Malet e Karadakut.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin kryetari i komunës Sokol Haliti, profesori i fakultetit të arteve Fahredin Spahia, artistë dhe qytetarë të tjerë.

Me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativë Mervan Mustafa, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falënderuar artistët pjesëmarrës në ekspeditën Fotografia e Gjelbër.

Ndërsa drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport Kaltrina Sylejmani, është shprehur se përmes objektivit të aparatit, komuna e Vitisë po paraqet bukuritë e saja natyrore, të cilat do të shërbej për turizëm në të ardhmen.

United Hospital

Ndërkaq në Pozheran janë duke u zhvilluar ndeshje miqësore në futboll ku po marrin pjesë Klube futbollistike të Vitisë, Vllaznia e Pozheranit, Vjosa dhe Veteranët.

Po ashtu është zhvilluar në orët e pasdites edhe një ndeshje volejbollit në qendër të qytetit të Vitisë.

Aktivitete të tjera do të mbahen gjatë ditës së diel ku do të mbahet edhe seanca solemne e Kuvendit komunal, homazhet që do të zhvillohen te varrezat e dëshmorëve, si dhe nga aktivitetet sportive do të mbahen gara në Atletikë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.