Kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare
Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës njësiti policor gjatë patrullimit, ka ndaluar veturën me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, në veturë kanë qenë edhe dy të dyshuarit tjerë, meshkuj shqiptar shtetar të Serbisë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës duke iu shmangur vendkalimeve të rregullta kufitare.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në procedurë të përshpejtuar para gjykatës, dhe pas përfundimit të procedurës të dëbohen në Serbi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


