Uji Dea

Kanë filluar provimet pranuese në Universitetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Që nga ora 9:00 në Fakultetin Juridik dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahen provimet pranues për studentë të rinj.

Në këtë konkurs kanë aplikuar rreth1200 maturantë për katër fakultet me gjithsej shtatë programe studimi.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e dytë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2017-2018 do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

HW

Ndërsa , provimi pranues për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik do të mbahet nesër, më 16.09.2017.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2017 në ueb faqen zyrtare të Universitetit, www.uni-gjilan.net.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.