ARKATANA

“Kanë dështuar t’i mbrojnë çlirimtarët”, Tahiri: Deklarata e Pecit për protestat në Hagë naive dhe e papjekur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri e cilëson naive dhe të papjekur deklaratën e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me procesin e gjykimit në Hagë dhe protestave që janë mbajtur atje në mbështetje të tyre.

Peci në Tëvë1 deklaroi se forma e organizimit të protestave mund të ketë efekt të kundërt ndaj procesit gjyqësor, që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Madje, tha se disa pamje nga protesta nuk i kanë lënë përshtypje pozitive.

Për këtë, Tahiri tha qeveria në detyrë është dashur t’i mbronin çlirimtarët e popullit të Kosovës.

KKVITI

“Deklaratë naive, e papjekur. Sepse, Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e votuar në parlament. Shteti i Kosovës e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo ministri u desh me ba çmos dhe maksimumin për të vepruar që kjo gjykatë speciale as të mos vonohet dhe të vendosë drejtësi. E di të nuk i kanë mbuluar shpenzimet, ka pas largim të avokatëve. Këto janë obligime shtetërore të Kosovës. Nuk i bëri as Ministria e Drejtësisë, as lidershipi politik. Qeveria duhet me veprue në mbrojtje të çlirimtarëve, të popullit të Kosovës”, deklaroi ajo në Tëvë1

Ndërkohë, potencoi se qeveritarët kanë dështuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Qeveritarët kanë dështuar në detyrën e tyre qeveritare dhe kombëtare, në mbrojtje të gjithë këta që janë sot në gjykatë”, deklaroi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.