UBT

Kandiq: Serbia mbron kriminelët e luftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aktivistja e të drejtave të njeriut nga Beogradi, Natasha Kandiq, ngre zërin sërish kundër shtetit serb. Ajo akuzon ashpër prokurorinë serbe, se po i lë të lirë kriminelët. Në intervistën ekskluzive për “Zërin“, Kandiq shpreh mllefin e saj duke thënë se edhe 14 vjet pas përfundimit të luftës po vazhdojnë të sillen të lirë numër i madh i oficerëve ushtarakë e policorë, përgjegjës për krimet në Kosovë.

Kandiq bënë me dije se kanë qenë më së paku 3 mijë policë, ushtarë e civilë serbë pjesëmarrës në krimet në Kosovë, prej të cilëve 150 kanë qenë në pozicione të larta policore e ushtarake, por prokuroria e shtetit sot dënon vetëm ata që kanë gjuajtur e jo ata që kanë dhënë urdhra.

Në intervistë për “Zërin”, themeluesja e fondit për të drejtat humanitare dhe koordinatore e procesit KOMRA, Natasha Kandiq, flet edhe për të zhdukurit, gjykimet në Beograd, komandantët serbë për të cilët vetë ka ngritur aktakuzë etj.

Serbia mbron fajtorët kryesorë të krimeve në Kosovë

Fundamenti

Zëri: A është duke bërë sa duhet Prokuroria për krime luftë në Beograd?

Kandiq: Në krahasim me 7 mijë civilë shqiptarë të vrarë në periudhën nga 20 marsi deri më 9 korrik të vitit 1999, gjatë intervenimit të NATO-s, është një numër shumë i vogël i të dënuarve. Kryesisht gjykohen kryesit e drejtpërdrejtë të cilët e kanë të kaluarën kriminale, ndërsa vetëm një gjeneral policor është i akuzuar e i cili në fund është liruar. Hetimet zgjasin për një kohë të gjatë dhe rezultati është i njëjtë. Prokuroria i dënon individët të cilët kanë gjuajtur e rrallë atë që kanë dhënë urdhra.

Tanimë është ngritur akuzë për krime në luftë në fshatin Trnje, ku për herë të parë janë akuzuar dy oficerë aktivë të ushtrisë së Serbisë. Por për vrasjen e fëmijëve, të grave dhe të moshuarve në atë fshat nuk janë përgjegjës vetëm dy oficerë. Ata kanë vepruar sipas urdhrave që kanë bërë thirrje të vriten shqiptarët, e ato urdhra i kanë dhënë gjeneralët, pa gjykimin e të cilëve nuk ka drejtësi…. (“Zëri”)