Fundamenti

Kandidojnë gomarin për deputet!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Don Burro” (“Zotëri Gomari”), përkundër dështimit në zyrën zgjedhore, ka pasur sukses në twitter…

Organizatorët e zgjedhjeve parlamentare në Ekuator kanë hedhur poshtë kandidaturën për deputet të një gomari.

Kjo kandidaturë, sado bizare të duket, është bërë me të vërtetë nga një grup të rinjsh. Ata kishin marrë me vete gomarin e zbukuruar me një kravatë për ta regjistruar si kandidat për deputet për zgjedhjet që mbahen më 17 shkurt 2013, në zyrën zgjedhore në lokalitetin Guayaquil.

Uji Dea

Autoritetet nuk lejuan hyrjen e kafshës së urtë shtëpiake në zyre dhe i refuzuan formularët e mbushur më herët në emrin e tij.

Me aksionin e “kandidimit” të gomarit për deputet, të rinjtë deshën të tërhiqnin vëmendjen në kualitetin e mangët të kandidatëve për deputet. Në mesin e tyre gjenden futbollistë, aktorë dhe yje televizioni.

“Don Burro” (“Zotëri Gomari”), përkundër dështimit në zyrën zgjedhore, ka pasur sukses diku tjetër: Në konton e twitter-it për një ditë ka fituar 4000 ithtarë.