UBT

Kandidimi i Shabi Azemit i bënë nder LDK-së dhe Gjilanit. Kush është “Babushi”, dëshmitari i masakrës së Llovcës

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Janë shumë arsye pse duhet ta votoni Shabi Azemin, dhe ka disa elemente pse Shabi Llofca duhet votuar. Aktivist i kahershëm dhe i devotshëm i LDK-së, dëshmitar i masakrës së Llovcës. Shabiu foli e punoi edhe atëherë kur të tjerët ikën dhe e braktisën Kosovën. Shabiu është njeriu më i respektuar që do të meritonte votën e secilit prej nesh.

Kontributi dhe aktiviteti i kahershëm për çështjen kombëtare e kanë shtyrë Shabi Azemin të njohur si “Babushi” që t`i hyjë garës për asamblist.

Shabi Azemi nga LDK është cilësuar si një njeri që ka kontribuar tërë jetën për çështjen kombëtare. Po kush është Shabi Azemi dhe pse LDK thotë se kandidimi i tij i bënë nder LDK-së dhe Gjilanit dhe pse është mirë të votohet kandidatura e tij.

Shabi Azemi, i lindur më 25 shkurt 1958, në Llovcë, ka të përfunduar Akademinë Pedagogjike, në Gjilan.

Është themelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Llovcë dhe tash e 31 vjet, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithshme.

Deri në vitin 2004, Shabi Azemi ka punuar në arsim, për të vazhduar më pas karrierën në Administratën Tatimore të Kosovës.

Kandidimi i tij, i bën nder LDK-së dhe Gjilanit!
Pse Shabi Azemi do të mbahet në mend gjatë edhe nga bashkëfshatarët e tij, por edhe nga koha dhe historia që përjetuan shqiptarët.
“Për mua është nder dhe respekt të jem afër Lutfi Hazirit dhe afër njeriut që për shumë vite e mbrojti dhe po e mbron rrugën e lavdishme të presidentit Ibrahim Rugova” u shpreh Shabi Azemi.

Një shkrim i mëhershëm i botuar në Rajonipress dhe rrëfimi i Shabi Azemit për masakrën e Llovcës.

Fundamenti

Lufta e vitit 1999 edhe Karadakun e Gjilanit kishte mbuluar me krime nga dora gjakatare serbe, të cilët nuk kursyen as gra, pleq e as fëmijë. Velloja e trishtimit kishte mbuluar edhe fshatin Llovcë të Gjilanit dhe aty më datën: 05 Prill të vitit 1999 masakrohen: Rahim Ymeri, Xhevrie Zeqiri, Nexhmie Azemi, Sami Xhelili, Avdi Rexhepi nga fshati Kokaj, Rabit Dalipi, Xhemail Xhemaili si dhe karbonizohen Rahim Ymeri me tezen e tij Xhevrie nga fshati Ranatoc.

Shabi Azemi, tani më Kryetar i këshillit të fshatit Llovcë, i kujton ato momente si ditë tmerri ku thuajse kishte vdekur shpresa dhe gjithçka mbante aromë lufte e mbuluar nga tmerri i dorës gjakatare serbe.

Ai thotë se ato ishin momentet më të rënda që kishin përjetuar banorët e Llovcës, kur nga një ofensivë serbe nuk u kursyen as jetët e njerëzve të pafajshëm e as shtëpitë dhe pasuri tjetër me të cilën dispononin banoret e Llovces.

Ishin këto ditë që të turbullonin trurin dhe shpirtin, por ishin momente të rënda ku gjakpirësit serb masakronin e djegnin gjithçka që mbante emër e gjak shqiptari. Dhimbja ishte njëjtë për të gjitha viktimat që masakroheshin nga gjakatarët serbë, sepse që të gjithë ishin, nëna, motra, vëllezër dhe të afërm- pra ishin shqiptarë, ishin dhimbje për ne dhe mbarë shqiptarinë.

Me këta pak rreshta desha të kujtoi se të gjithë shqiptarët e të gjitha moshave që ishin vrarë dhe masakruar nga armiku, ishin dhe do të mbesin martirë të kësaj toke të Shqipërisë së vjetër e që sot mbanë emrin Republika e Kosovës.

Për fund, edhe në këtë përvjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare, duke i kujtuar të rënët kërkojmë nga organet e drejtësisë që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rastit si dhe që kriminelët të cilën janë të njohur të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara. Ne kërkojmë që këto të mos harrohen ngase gjaku të rënëve na mallkon, andaj apel drejtësisë, mos i fusni veshët në lesh, por veproni ngase dosjet e krimeve deri sa nuk zgjidhen shpirtrat e të rënëve nuk do të ndihen rehat.

Njëherit ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të rënëve në altarin e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovë nënë!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Shabi Azemi (Babushi) Llovcë