UBT

Kandidaturat e Shqipërisë dhe Serbisë në UEFA, për Organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U – 21, aktualizojnë idenë kryeneçe të Vuçiqit dhe Ramës, për të ashtuquajturin “Open Ballkan”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arif Ejupi – Federata Shqiptare e Futbollit e drejtuar tash sa vite nga z. Armando Duka, dyshohej se kaherë ishte e politizuar.

Këto dyshime u ringjallën gjatë këtyre ditëve kur Shqipëria në kandidaturë të përbashkët me Serbinë, konkurroi në UEFA, për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit ,për grupmoshat U – 21, që do të mbahet më 2027.

Ky veprim skandaloz dhe i papërgjegjshëm i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ka zemëruar jashtëmase shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës lindore.

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit Shqiptar, si mund ta bëjnë një turp të tillë, kur e dinë fare mirë që Serbia, në prezencë të forcave ndërkombëtare çdo ditë tenton ta destabilizoj Kosovën.

Ajo me sulme tipike terroriste sulmoi dhe vrau në Mitrovicën e Veriut, eprorët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Serbia tash 25 vite i mban të traumatizuara dhe në ankth mijëra familje shqiptare të Kosovës, duke mos ua kthyer eshtrat e djemve dhe vajzave të tyre të masakruar nga policë e ushtarë kriminelë të saj.

Dramën tragjike të mbi 20 mijë grave dhe motrave tona të dhunuara nga kriminelët serbë, publicistia dhe shkrimtarja zvicerane Marie – Therese Bouchardy, e përshkruan me këto fjalë “Me fuqinë e tyre ato duhet të shqetësojnë netët tona të qeta, që të mos i fshehim këto humnera tmerri, të atyre grave të dhunuara e të atyre fëmijëve të lindur nga ato akte makabër”

Kurse dukët dhe dudukët e Tiranës, shtiren sikur të mos ketë ndodhur asgjë në Kosovë.

Ata harrojnë kur serbët rrezikuan jetët e futbollistëve shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri të vlefshme për evropianin “Franca 2016”.

Në këtë ngjarje të pakëndshme fytyrën na pati zbardhur futbollisti shqiptar Lorik Agim Cana, me origjinë nga Gjakova.

ARKATANA

Ai në stil gladiatorësh romakë e pati zhdëpur me grushte dhe shqelma huliganin Ivan Bogdanoviq, organizator i këtyre grupeve huliganësh.

Bogdanoviq ishte ai që në ndeshjen Itali – Serbi të zhvilluar në Gjenova e pati djegur dhe përdhosur Flamurin shqiptar.

Vojsllav Sheshel dhe Tomisllav Nikoliq, atëkohë kryetar i Serbisë, zbatues të përpiktë të ideve të kryeçetnikut monstruoz Drazha Mihaloviq, derisa mbi futbollistët shqiptarë huliganët serbë përplasin karrige e gjësende të forta zgërdhiheshin sikur prostituta.

Në këtë turp të tyre hise kishte edhe UEFA. As atëherë e as sot këtë marrëzi të saj nuk e lanë as Danubi.

Udhëheqësit e UEFA-s, nga kjo ngjarje e shëmtuar duhet të kenë mësuar shumë.

Prandaj, shpresojmë që ata kësaj radhe do të jenë vigjilentë. Kandidatura e Serbisë patjetër duhet të refuzohet pa arritur ende në tryezat e këtij institucioni të lartë të futbollit evropian.

Ashiqare vërehet se pjesë e kësaj loje të ndytë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë.

Shqipëria me mungesë të stadiumeve kërkesën për një organizim të tillë ka mundur ta bëjnë me fqinjët e saj të parë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ose edhe me Greqinë .

Kur edhe sporti politizohet në këtë shkallë shpresat për stabilitet dhe qetësi në këtë pjesë të Evropës Juglindore, janë gjithnjë e më të vogla.

ARIF EJUPI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.