Fundamenti

Kandidatura e Shaip Surdullit është garanci që qytetarët do të kenë një udhëheqje transparente, të përgjegjshme dhe të lidhur ngushtë me nevojat e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – LDK në Kamenicë hyn në këtë garë e bashkuar dhe me vizion të qartë, për të çuar komunën tonë përtej stagnimit dhe përtej retorikës boshe. Së bashku, me qytetarët brenda komunës dhe me mërgatën tonë të çmuar, ne besojmë se Kamenica Përtej nuk është vetëm një slogan, por është rruga jonë e përbashkët drejt zhvillimit, unitetit dhe shpresës së re.

Postimi i plotë:

Sot, në Degën e LDK-së në Kamenicë, u mbajt takimi i radhës me Shtabin Zgjedhor dhe kandidatët për delegat, ku u diskutuan hapa të rëndësishëm për rrugëtimin tonë politik dhe përgatitjet zgjedhore që kemi përpara.

Një ndër pikat kryesore ishte raportimi nga punëtoria e mbajtur në Istog, ku u ndanë përvoja dhe ide që do të shërbejnë për forcimin e organizimit tonë në Kamenicë. Këto përvoja na motivojnë që të ecim përtej sfidave dhe të ndërtojmë struktura edhe më të fuqishme.

Diskutuam gjithashtu për aktivitetet e radhës në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës, dr. Shaip Surdulli, i cili përfaqëson përgjegjësinë, vizionin dhe përvojën që Kamenica ka nevojë.

Fundamenti

Kandidatura e tij është garanci që qytetarët do të kenë një udhëheqje transparente, të përgjegjshme dhe të lidhur ngushtë me nevojat e tyre.

Po ashtu, një vend të rëndësishëm zuri angazhimi i shtabit zgjedhor, ku u theksua përkushtimi për një fushatë të organizuar, gjithëpërfshirëse dhe fituese. Çdo anëtar, aktivist e simpatizant do të jetë pjesë e këtij rrugëtimi për të arritur suksesin që Kamenica meriton.

LDK Kamenicë hyn në këtë garë e bashkuar dhe me vizion të qartë, për të çuar komunën tonë përtej stagnimit dhe përtej retorikës boshe. Së bashku, me qytetarët brenda komunës dhe me mërgatën tonë të çmuar, ne besojmë se Kamenica Përtej nuk është vetëm një slogan, por është rruga jonë e përbashkët drejt zhvillimit, unitetit dhe shpresës së re.

Kamenica Përtej – me LDK-në dhe me kandidatin tonë për kryetar të Kamenicës Dr. Shaip Surdullin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.