Mobi Casa

Kandidatura e Faton Bislimit nderon Gjilanin dhe Anamoravën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është krenari për Gjilanin që ka një kandidat të tillë. Është mundësia më e mirë për komunën tone që njëherë e mirë të ndahet nga kjo lloj qeverisje që ka lënë shumë për të dëshiruar dhe të ecë para me zotin Bislimi, i cili si kryetar i komunës do të na nderojë jo vetëm neve, por të gjithë Gjilanin, Anamoravën e Kosovën. Një njeri që turpëroi Jeremiqin e Tadiqin në Harvard, një shqiptar që u pranua në Celsin e Artë me president e nobelistë amerikan, është pak të jetë kryetar komune, ka thënë Skender Kastrati.

Kandidati i Koalicionit për Gjilanin, Faton Bislimi, sot mbajti një takim promovues me kandidatët për asamblenë komunale të Nismës së Ballit për Gjilan, subjekt ky që përkrahë kandidaturën e Bislimit për të parin e qytetit.

Në fjalimin hyrës, kryetari i kësaj Nisme, Shukri Sylejmani, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe përgëzoi edhe kandidatin Bislimi për sfidën që ka marrë para vete, duke i premtuar mbështetje të plotë të Nismës, kandidatëve të saj, dhe gjithë simpatizantëve tjerë.

UBT

Të pranishmëve iu drejtua edhe profesori Skender Kastrati, i cili bëri edhe një rezyme të shkurtë të veprimtarisë dhe shkollimit të kandidatit Bislimi, duke potencuar të arriturat e tij akademike, punën lobuese për Kosovën në SHBA, si dhe aktivitetet e tij humanitare e arsimore këtu në Gjilan.

“Është krenari për Gjilanin që ka një kandidat të tillë. Është mundësia më e mirë për komunën tone që njëherë e mirë të ndahet nga kjo lloj qeverisje që ka lënë shumë për të dëshiruar dhe të ecë para me zotin Bislimi, i cili si kryetar i komunës do të na nderojë jo vetëm neve, por të gjithë Gjilanin, Anamoravën e Kosovën. Një njeri që turpëroi Jeremiqin e Tadiqin në Harvard, një shqiptar që u pranua në Celsin e Artë me president e nobelistë amerikan, është pak të jetë kryetar komune,” tha Kastrati.

Në fjalën e tij, Bislimi i falënderoi të gjithë për përkrahjen që po i japin dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe ekipit të tij për të punuar së bashku me Nismën dhe partneret tjerë të Koalicionit për Gjilanin, si AKR-në, Lëvizjen Qytetare për Gjilanin, dhe Forumin e Profesionistëve të Rinj, për të sjellur një fillim të ri në Gjilan dhe për të bërë gjilanasit të ndihen krenarë me Gjilanin thuhet në njoftimin e shtabit zgjedhor të Faton Bislimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.